E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juristi publikon mesazhet ofenduese ndaj Flutura Açkës nga mbështetësit e Berishës: Kjo është kafshëri!
Publik News

Juristi publikon mesazhet ofenduese ndaj Flutura Açkës nga mbështetësit e Berishës: Kjo është kafshëri!

Juristi Skerdjan Dhuli ka reaguar në lidhje me ofendimet denigruese të bëra në adresë të shkrimtares dhe deputetes demokrate, Flutura Açka, për shkak të qëndrimeve të saj politike.

1

Duke e ilustruar dhe me foto të komenteve në rrjete sociale, Dhuli shkruan se deputetja ka marrë urrejtjen e mbështetësve të Berishës për shkak të mendimit të saj ndryshe.

Juristi shton se kafshëria e njerëzve shkon deri aty sa lumturohen për ndarjen nga jeta të djalit të saj.

“Kjo është kafshëri! Krejt rastësisht u gjenda në fcb e deputetes së PD dhe shkrimtares së madhe Flutura Açka.

Shihni çfarë komentesh gjeta.

Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot.

Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen nga adresë fallco (kjo Marco Marco) pra është pjesë e call centerit të foltores që është si ushtri propagande vetëm për të sharë.

Pra të paguash djem e vajza të reja për të goditur deputetët e PD. Dhe ku ? Tek djali i saj që ka humbur jetën.

Kjo gjuhë është e tmerrshme por edhe tregues se dhuna nuk vjen rastësisht por krejtë e instruktuar nga Berisha dhe ata që janë rrethi i tij i ngushtë.

Nuk pres që ata të distancohen nga kjo gjuhë ndaj më vjen turp për kë kam mbështetur ndër vite”, shkruan Skerdjan Dhuli në facebook.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.