Juve fiton, Ronaldo ende nuk ka shënuar gol
Juventusi e nisi ndeshjen furishëm dhe pas vetëm dy minutave kaloi në avantazh, falë Mario Mandzukicit, i cili u tregua i shkathet pranë portës kundërshtare.
Reagimi i Parmës të rikthyer këtë vit në Serie A ishte fantastik, me Gervinhon që realizoi golin e barazimit pas gjysmë ore lojë.
Allegri e nisi pjesën e dytë duke e futur në lojë Douglas Costan në vend të Federicho Bernardeschit, dhe futja e tij e ndryshoi ritmin e ndeshjes.
Juve e shfrytëzoi këtë dhe ktheu avantazhin përmes Blasie Matuidit.
Ronaldo bëri disa përpjekje të pareshtura nga krahu i djathtë, por dështoi të shënonte.
Kjo ishte fitorja e tretë e Juves që kryeson tabelën me 9 pikë të grumbulluara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



