E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juve fiton , Ronaldo humb penallti
Sport

Juve fiton , Ronaldo humb penallti

Juventus nuk njeh kundërshtar pasi ka mposhtur me lehtësi Chievon në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t në Serie A.

“Zonja e vjetër” ka triumfuar 3-0, ndërsa golat u shënuan nga Douglas Costa, Emre Can dhe mbrojtësi Daniele Rugani i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

Vlen të theksojmë që në minutën e 52′ ishte Cristiano Ronaldo ai i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte portieri 39-vjeçar i Chievos, Stefano Sorrentino ai i cili lexoi dhe e priti gjuajtjen e portugezit.

Me këtë fitore “biankonerët” ngjiten në kuotën e 56 pikëve, duke lënë pas Napolin me 9 pikë më pak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.