E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juventusi me njoftim zyrtar për Ronaldon
Sport

Juventusi me njoftim zyrtar për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është në rregull dhe pritet të luajë kundër Napolit të dielën në stadiumin “San Paolo”.

Juventusi ka konfirmuar pak çaste më parë se Cristiano Ronaldo është OK të luajë kundër Napolit këtë vikend, pavarësisht shqetësimeve dhe raportimeve se do të humbasë këtë ndeshje për shkak të problemeve me kyçin e këmbës.

“Ronaldo është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit gjatë ditës së sotme, kurse dje u stërvit i veçuar”, shkruan Juve ndër të tjera në faqen zyrtare.

CR7 do t’i ketë edhe dy seanca stërvitore për të qenë në formën fizike të duhur për të dielën mbrëma, për sfidën që do të zhvillohet nga ora 20:30.

34-vjeçari i ka shënuar 21 gola në 34 paraqitje për Zonjën e vjetër deri tani këtë sezon.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.