E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juventusi shpallet kampion i Italisë për vitin e 8-të radhazi
Sport

Juventusi shpallet kampion i Italisë për vitin e 8-të radhazi

Juventusi fiton titullin kampion për herën e 8 radhazi në Serie A.

Pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Fiorentinës, “Zonja e vjetër” me në krye Cristiano Ronaldon ka siguruar matematikisht titullin e 35-të në historinë e klubit.

Fillimisht ishin miqtë që befasuan të gjithë duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 6 me anë të Milenkovic.

8 minuta nga fundi i pjesës së parë ishte Alex Sandro i cili shënoi me kokë pas krosimit nga Pjanic.

Pjesa e parë përfundoi në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Allegrit kalon në avantazh falë një shpërthimi në krah të Cristiano Ronaldos.

Portugezi detyroi mbrojtësin German Pezzella të shënojë autogol.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 87 pikëve të grumbulluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.