E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ka shkuar në 33 numri i të infektuarëve me koronavirus në Shqipëri
Publik News

Ka shkuar në 33 numri i të infektuarëve me koronavirus në Shqipëri

Ka shkuar në 33 numri i të infektuarëve me koronavirus në Shqipëri, nga të cilat sot u konfirmuan 10 raste të reja.

Mes të infektuarëve është edhe një 66 vjeçar nga Patosi, i cili u kthye nga Italia në datën 3 mars.

66 vjeçari raportohet te ketë qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren nga Durrësi, që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 66 vjeçari ka udhëtuar me një fugon nga Tirana në Fier, dhe më pas me një tjetër fugon nga Fieri në Patos, thotë gazetarja e abcnews.

Ai ka marrë pjesë edhe në një festë në nëj lokal në mes të qytetit të Patosit, ku ka festuar ditëlindjen e nënës së tij.

Autoritetet janë duke bërë një listë të personave që kanë patur kontakt me 66 vjeçarin.

Ky i fundit nuk është ndjerë mirë 3 ditë më parë dhe ka shkuar në farmaci të kërkojë medikamente.

Duke qenë së gjendja nuk po përmirësohej ai i është drejtuar në drejtorinë e Shëndetit Publik, ku ka kryer analizën dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Më pas është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.