E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kakavijë/ Nuk  deklaroi shumën e eurove, e pëson 55-vjeçarja
Lajme

Kakavijë/ Nuk deklaroi shumën e eurove, e pëson 55-vjeçarja

Policia ka proceduar penalisht një 55-vjeçare, banuese në Greqi, e cila tentoi të dilte në pikën kuftare të Kakavijës me 11.800 euro me vete.

Shtetasja me iniciale E. R., raportohet se nuk e kishte deklaruar shumën e eurove që kishte me vete.

Ajo u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë

Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 55-vjeçarja.

Sekuestrohen 11 800 euro që 55-vjeçarja kishte me vete.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R.,  ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.