Kallashë dhe pistoletë, çfarë u gjet brenda mjetit të atentatorëve
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë Muçi Sheqeri (Shaljani).
Mësohet se në automjetin e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët, janë gjetur katër armë zjarri, mes tyre tre kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë sekuestruar dhe pritet t’u nënshtrohen analizave balistike për të përcaktuar nëse janë përdorur gjatë ekzekutimit.
Ndërkohë, automjeti me të cilin udhëtonin Dani dhe Sheqeri është marrë në dorëzim nga ekspertët e Policisë Shkencore dhe po i nënshtrohet ekspertizës ligjore për të zbuluar dinamikën e plotë të ngjarjes.
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se gjashtë orë nga momenti i atentatit, aksi ku ndodhi ngjarja vijon të jetë i bllokuar, ndërsa forcat e policisë dhe hetuesit po punojnë ende në terren për të mbledhur prova dhe për të rindërtuar itinerarin e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



