Kampionët e Kosovës kualifikohen për herë të dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës
Ballkani është kualifikuar për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës.
Edhe pse kampionët e Kosovës janë mposhtur në Hungari nga BATE Borisov, ata kualifkohen falë rezultatit të ndeshjes së parë 4-1.
Dueli i sotëm është mbyllur me shifrat 1-0, një gol i shënuar në minutën e 30’ nga Kontsevoi.
Edhe pse ekipi i Dajës tentoi të rikthente baraspeshën ata nuk arritën.
BATE BORISOV 1-0 BALLKANI
30′ Kontsevoi

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



