E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kancelari Scholz : Kurti dhe Vuçiç thanë se propozimet konkrete do të zbatohen, ky është hap i rëndësishëm
Lajme

Kancelari Scholz : Kurti dhe Vuçiç thanë se propozimet konkrete do të zbatohen, ky është hap i rëndësishëm

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur sot për bisedimet e një dite më parë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për dialogun mes dy vendeve.

Scholz tha se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar, ndërsa theksoi se Kurti dhe Vuciç e kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.

“Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiq thanë që propozimet konkrete, Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka theksuar Scholz.

Nga ana tjetër, shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha se “parakushtet e njërës palë kanë qenë të papranueshme për tjetrën” dhe se kjo e ka pamundësuar marrëveshjen.

Në tryezë të diskutimeve ka qenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë, si dhe një propozim i ri për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është prezantuar në Prishtinë dhe në Beograd nga diplomacia perëndimore, më 21 tetor.

Në adresime të ndara, Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë edhe Marrëveshjen Bazë, edhe draftin e ofruar për Asociacionin, ndërsa Vuçiç ka këmbëngulur në zbatimin e “asaj që është nënshkruar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.