E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati i mbështetur nga Donald Trump merr shtetin e Wisconsin
Lajme

Kandidati i mbështetur nga Donald Trump merr shtetin e Wisconsin

Republikanët shënuan një fitore tjetër në zgjedhjet e mesme për Kongresin amerikan. Sipas BBC, kandidati republikan, Ron Johnson fitoi garën për Senatin në Wisconsin.

Kjo ishte një prej pikave kyçe nga 4 shtetet ku po zhvillohet gara përcaktuese për drejtimin e Senatit.

Tashmë vëmendja e të gjithë amerikanëve është zhvendosur në 3 shtetet, Arizona, Nevada dhe Georgia.

Në Arizona , demokrati Mark Kelly është pak përpara republikaniut Blake Masters, i mbështetur nga ish-Presidenti Donald Trump. Gara është ende e hapur pasi deri tani janë numëruar vetëm 69% e votave.

Në Nevada , republikani Adam Laxalt është në epërsi ndaj presidentit aktual demokrat Catherine Cortez Masto me 80% të votave të numëruara.

Por e panjohura më e madhe mbetet Georgia , ku kandidati republikan Herschel Walker dhe demokrati Raphael Warnock janë barazim me rreth 49% të votave (me 96% të votave të numëruara).

Duket e mundshme që shteti jugor do të mbajë një balotazh të dytë midis dyshes në dhjetor, duke qenë se në Georgia një kandidat duhet të sigurojë më shumë se 50% të votave për të fituar në garën e parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.