E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kane kërkohet me ngulm nga Reali, ky është çmimi i pabesueshëm që Tottenhami ia ka vënë atij
Sport

Kane kërkohet me ngulm nga Reali, ky është çmimi i pabesueshëm që Tottenhami ia ka vënë atij

Harry Kane i Tottenham Hotspur është numri nëntë i ri të cilin Real Madridi dëshiron ta sjellë në skuadër sezonin e ardhshëm. Transferimi i tij do ta thyente rekordin aktual në tregun e transferimeve dhe do ta vendoste një rekord vështirë të thyeshëm në të ardhmen, bazuar në shumën që Tottenham e kërkon për të.

Kane do t’i mbushë 26 vjet në fund të muajit korrik dhe sipas mediave botërore, bazuar në moshën dhe paraqitjet e tij, anglezi do të ishte sulmuesi më i mirë që një skuadër mund ta blejë, sidomos nëse e krahason me sulmuesit e mëdhenj por në moshë, Robert Lewandowskin (30 vjeç) dhe Edinson Cavanin (32 vjeç).

E përditshmja spanjolle “AS” ka zbuluar se Madridi e ka kontaktuar klubin londinez për ta bërë këtë ëndërr realitet. Sipas AS, një zyrtar i lartë i Real Madridit ka biseduar me drejtuesit e Tottenhamit para Krishtlindjes për transferimin e mundshëm të Kane.

Synimi i tij ka qenë të mësojë se çfarë çmimi do të mundë të kishte blerja e tij, sa për t’i nisur bisedimet në muajt e ardhshëm. Përgjigja që ai ka marrë nuk ishte inkurajuese, 350 milionë euro.

Në çmendurinë e tregut të transferimeve që nisi me kalimin e Neymarit në Paris Saint-Germain nga Barcelona më 2017 për 222 milionë euro, ky vlerësim pasqyron nevojën e Madridit për ta mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos, njeriun i cili ia siguronte 50 gola në sezon para se t’i bashkohej Juventusit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.