E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Kaos në aeroportin e Mynihut, anulohen fluturimet, paralizohet transporti në Gjermani
Lajme

VIDEO/Kaos në aeroportin e Mynihut, anulohen fluturimet, paralizohet transporti në Gjermani

Më shumë se 760 fluturime u anuluan në aeroportin e Mynihut të shtunën për shkak të borës, e cila ka goditur pjesën më të madhe të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Aeroporti njoftoi se fluturimet do të anulohen deri në orën 06:00 të së dielës.

Ndërkohë, për shkak të borës janë pezulluar edhe shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe disa shërbime të trenave në Mynih.

Stacioni kryesor i trenit i Mynihut u mbyll për transportin vendas, ndërsa edhe shërbimet ndërqytetëse u pezulluan plotësisht.

Hekurudhat gjermane paralajmëruan se trafiku i trenave do të preket deri të hënën.

Policia të shtunën u kërkoi banorëve të Mynihut të mos përdorin makinat e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme . Në disa zona të Bavarisë jugore, banorëve iu kërkua të mos largoheshin fare nga shtëpitë e tyre, për shkak të kushteve të motit.

Transmetuesi publik i Bavarisë raportoi të shtunën se ka rënë 45 cm borë në Mynih, shifra më e madhe e dhjetorit që nga 1933.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.