E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos në Rrugën e Arbrit, shoferët prej disa orësh të bllokuar nga dëbora
Flash

Kaos në Rrugën e Arbrit, shoferët prej disa orësh të bllokuar nga dëbora

Moti i keq me shi dhe me dëborë ka bllokuar makinat në Rrugën e Arbrit. Shoferët, që janë bllokuar në Qafë Murriz shprehen se kanë tre orë, që qëndrojnë në një vend. Një nga shoferët tha se rruga nuk ka as kripë.

Një tjetër shofer deklaroi për “Neë 24” se në makinë ka pasagjerë dhe se kanë mbetur në mes të rrugës, duke pasur me vete pasagjerë burra, gra e fëmijë. Ndërsa, një shofer tjetër shprehet se ndodhen të bllokuar që nga ora 13:00.

Shoferi 1: Kripë rruga nuk ka. Unë jam me pasagjer. Nuk kam ku të shkoj me këtë situatë, makinën e mbaj ndezur që të rrijë ngrohtë. Jemi bllokuar, nuk kemi ku të shkojmë.

Shoferi 2: Ka 3 orë që rrimë këtu. Jam nisur për në Bulqizë. Ka 3 orë që rri në këtë vend në Qafë Murriz. Rruga ndodhet me borë, as borëpastruese, asgjë. Borëpastruesja ka ngelur vetë në mes të rrugës. Nuk di sa do rrimë, jam me burra, gra e fëmijë në makinë. Çfarë të bëjmë.

Shoferi 3: Që nga ora 13 jemi bllokuar. Fadroma ka ngecur për vete në rrugë. Jam nisur për në Peshkopi. Unë jam me familje, nuk kam ku të shkoj. Asgjë, rrimë në makinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.