E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet autori,  që plagosi me çifte 49-vjeçarin
Lajme

Kapet autori, që plagosi me çifte 49-vjeçarin

Ishte fshehur në një banesë të braktisur

Finalizohet operacioni policor “Laguna” mbi dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur datë 7 Mars në Patok, ku mbeti i plagosur shtetasi B. P.

Blutë bëjnë me dije se kanë lokalizuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, të identifikuar si shtetasin me iniciale B. S. 56 vjeç, banues në Milot.

Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai plagosi me armë gjahu çifte 49-vjeçarin, i cili pas mjekimit në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajutori u gjet në një banesë të braktisur në fshatin Fushë Milot, Kurbin, ku ishte fshehur e strehuar.

Gjithashtu, në momentin e kapjes, iu gjet e sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte, e dyshuar e përdorur ditën e ngjarjes, të cilën e kishte të regjistruar me leje përkatëse në emër të tij.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.