Karagjozët e regjimentit të oligarkisë, që frontin e ka tek ndotja e shpirtrave të shqiptarëve
Armir Shkurti
Nuk e kam zakon të flas për kolegët, por individi në fjalë nuk është koleg. Të paktën përsa i takon kësaj që paska përmjerë nga goja sot. Nëse dikush të beson t’i bëshë fjalimet ( si nder apo me pagesë, pak rëndësi ka ) së pari dhe kryesorja, minimumi i moralit, etikës dhe detyrës është të jeshë profesionist e serioz. Në respekt të vetvetes e profesionit e jo fyellit a zotërisë që i shërben. Të mburresh botërisht se je tallur me punën tënde është përjashtim i vetvetes nga sëra e zanatçinjve të fjalës.
Pra jo se më intereson ky që është tallur me emrin e vet, por më duhet t’u kujtoj atyre që na ndjekin se ky druri i shtrembër nuk është i stivës sonë. Karagjozë të pandershëm janë futur pa doganë në ballë të asaj të gjorë gazetarie a marrëdhënie me publikun e shqyhen me çdo mjet të dalin mbi të tjerët e të thonë se “ne jemi e s’ka tjetër”.
Jo se keni shumë faj kur shani televizorin dhe gazetarët, se shumica hunjtë e shtrembër dalin aty. Qymyri kur s’të djeg të nxin. Por mbajeni parasysh se këta janë regjiment i oligarkisë, i veshur tebdil, që frontin e ka tek ndotja e shpirtrave të shqiptarëve dhe jo mjeshtrat e njërit nga profesioneve më të bukur, më të vështirë e më të rrezikshëm në kohë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



