E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Karçanaj, dhoro Grigor Jotit, 456 MLN lekë për ndërhyrje në sistemin e tenderëve
Lajme

Karçanaj, dhoro Grigor Jotit, 456 MLN lekë për ndërhyrje në sistemin e tenderëve

Në sezon veror dhe kohë pushimesh Mirlinda Karçanaj shkon në punë për t’i firmosur çekun e radhës mikut të saj Grigor Joti. Këtë herë drejtoresha e AKSHI-t ka hapur një tender abuziv për vetë sistemin e tenderëve. Në buletinin e datës 10 korrik është regjistruar kontrata përfundimtare e prokurimit me objekt “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemit të prokurimit publik”.

I ndriti sistemet e tjera Karçanaj dhe tani i mbeti të ndërhyjë në sistemin e tenderëve, sepse i duhet gjithçka në rregull aty për vjedhjen e tenderëve. Por, edhe këtë kontratë ajo e ka zhvilluar në shkelje ligjore.

Sikur shihet në dokumentin e publikuar fituesit e kësaj kontrate janë operatorët “INFOSOFT SYSTEMS dhe “IkubINFO” që kanë garuar me një ofertë të vetme.

Duhet të themi që këto firma e rrëmbyen kontratën, sepse nuk kanë patur asnjë konkurrent përballë. Kështu në mungesë të konkurrencës Karçanaj iu firmosi kontratën me vlerë 456 milionë lekë.

Veprime të tilla kundraligjore Karçanaj i ka të zakonshme kur bëhet fjalë për Grigor Jotin, sepse të dyja firmat e mësipërme janë të tijat.

Përmes “INFOSOFT SYSTEMS ai përfiton tenderët për ndërhyrje në sistemet e institucioneve më të rëndësishme dhe rezultatet janë të dukshme, të dhënat qarkullojnë kudo.

Ndërsa “IkubINFO” është një kompani degëzim, një nga shumë të tjerat që ai ka dhe i përfshinë në çdo tender të mundshëm të AKSHI-t.

Vetëm pak ditë më parë JOQ Albania denoncoi se si Joti fitoi 2.2 miliardë lekë nga AKSHI pa garë për tenderin me objekt “Mirëmbajtje e sistemit të thesarit dhe blerje licenca Oracle-për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”. Një tjetër institucion i rëndësishëm ky! Sikur shohim transaksionet e Jotit nga Karçanaj kapin vlera të larta çdo muaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.