E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kardhiqi, tepsia dhe prioritetet e qeverisë
OP-ED

Kardhiqi, tepsia dhe prioritetet e qeverisë

 

Politikat e zhvillimit ekonomik shenuan një kulm të ri kete të premte teksa ministrja e Infrastruktures deklaroi se qeveria po anullon prioritetet strategjike pë r t’i cuar paratë pë r prioritete momentale. Kjo është një risi e padegjuar më parë në fushen e politikave publike të zhvillimit. Por si gjithmonë Shqiperia është vendi i cudirave. 

 

Në gjashtë vitet e saj në pushtet, qeveria e Edi Rames ka financuar vetem një investim të ri në infrastrukturën rrugore, me paratë e buxhetit. Ai është aksi Kardhiq- Delvinë. Të gjitha projektet e tjera kanë qenë investime të hapura nga qeveria e Sali Berishës, disa me financime të mbyllura, disa thuajse të perfunduara dhe të tjerat pjeserisht të perfunduara. 

 

Rruga Kardhiq-Delvinë, është një aks strategjik për ekonominë dhe turizmin, jo vetem per zonen e bregut jugor të vendit, por per të gjithë ekonominë kombetare. Per këtë arsye ky projekt ka qenë gjithmonë i listuar si një nga investimet më strategjike të transportit rrugor, por deri dy vjet më parë i mbetur vetem në leter. 

 

Në vitin 2017, qeveria tentoi fillimisht ta perfshinte në paketen e programit 1 miliardë euro të koncesioneve. Por më vonë, ndryshoi mendim duke vendosur që rrugen ta ndertojë me paratë e buxhetit. Puna në disa lote të rruges nisi vitin e kaluar. Por pjesa më e rendesishme e segmentit, loti 7 per shkak edhe të veshtiresisë më të madhe u la të prokurohej këtë vit.  

 

Tenderi u zhvillua ne qershor dhe ne te u paraqiten 6 oferta. Autoriteti Rrugor shpalli fituese oferten me cmimin me te larte dhe kjo ishte zanafilla e nje procesi me perplasje ligjore por edhe dyshime te forta. Vendimi i ARRSH-se u permbys nga Komisioni i Prokurimit Publik, i cili shpalli fituese oferten me te ulet me 4 milione euro me pak se sa ajo e perzgjedhur nga ARSH. 

 

Por edhe vendimi i Komisionit te Prokurimeve u hodh poshte. Kete here nga Ministria e Infrastruktures, e cila e anulloi tenderin. Sipas ministres Belinda Balluku tenderi eshte anulluar pasi qeverise i kane ndryshur prioritetet dhe parate do te perdoren ne nje prioritet tjeter momental, por pa e zbuluar projektin misterioz. 

 

Ne fakt i gjithe ky proces ngre jo pak pikepyetje. Dy muaj me pare, saktesisht ne 29 qershor ministrja Belinda Balluku inspektoi personalisht punimet ne aksin Kardhiq Delvine, ku konfirmoi mbeshtetjen e qeverise per kete projekt strategjik e madje u shpreh e bindur se ai do te perfundoje perpara afatit qe ishte viti 2021. 

 

Ne ate kohe fitues i tenderit 19 milione euro te lotit 7 ishte ende ai qe kishte kishte perzgjedhur ARRSH. Por gjerat ndryshuan pak dite me vone kur KPP e permbysi fituesin e tenderit. Me sa duket ketu nisen te ndryshojne edhe prioritetet e Ministrise se Infrastruktures. Vetem dy muaj pasi premtoi perfundimin e saj para afatit, Ministria e Infrastruktures e anulloi tenderin duke bere qe rruga Kardhiq-Delvin, aksi qe shkurton distancen mes Tiranes dhe Sarandes me tre ore, te mbetet rrugeve. 

 

Qyetatet ne jug, por edhe ekonomia kombetare po paguajne per kulisat dhe pazaret qe luhen ne zyrat e shtetit. Tepsia e madhe tashme ne nje dore ka sjelle luften brenda llojit se kush do marr llokmen me te madhe. Dikur Edi Rama akuzonte Sali Berishen se i kishte lene rruget rrugeve. Por edhe një rrugë të vetme që nisi në 6  vite në pushtet nuk e bitisi dot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.