E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAS dhe Kolegji Zgjedhor i binden vetëm Sektit të Rilindjes
Publik News

KAS dhe Kolegji Zgjedhor i binden vetëm Sektit të Rilindjes

Vendimi i KAS dhe me pas i Kolegjit ishin ne sinkron te plote me qendrimin e sektit te rilindjes qe ka mare peng Shqiperine dhe Partine Socialiste. Une nuk kisha asnje dyshim qe do ndodhte ndryshe dhe as nuk kam pritje per ndonje qendrim te asnjanshem te ketyre organeve ndaj opozites. Kjo pasi kryekomisioneri eshte zgjedhur ne menyre te njenashme me ndryshime te Kodit te Zgjedhor qe ishin te njeanshme dhe ne kundershtim me marreveshjen e 5 qershorit 2020. Po ashtu ai eshte nje ish Rilindas, ish funksionar i larte i Rilindjes, qe kurr s’mund te jete i paanshem sikurse e kerkon detyra. Sa per KAS, me ngjan me keq se ish KQZ-ja dhe “perfaqesuesit” e opozites kane ne radhet e tyre njerez qe naten hane e pine me rilindjen dhe diten jane te “pavarur”.

Fleta e votimit me numra dhe jo me emra, bie ndesh me vete sistemin e ashtequajtur me lista te hapura dhe shkel haptazi si Kodin Zgjedhor ashtu edhe Kushtetuten ne disa nene. Per te forcuar pozicionin e sektit, dje u prodhua edhe nje leter e shoqerise qe shtyp fletet e votimit dhe qe thoshte qe nuk e shtypte dot letren me permasa me te medha… E njejta kompani qe pati nje rol te paqarte ne lidhje me prodhimin dhe transportimin e fleteve per Vaun e Dejes pas djegjes nga protestuesit per zgjedhjet e paligjshme te 30 qershorit.

Pyetja qe shtroj une, perse per kaq shume procese zgjedhore eshte vetem kjo kompani qe fiton tenderin nese vertet ka pasur nje tender te hapur?! A nuk ka kompani te tjera qe mund ta bejne te njejten gje madje ndoshta edhe me lire e mire?! Keto ceshtje duhet ti hetoje nje strukture e re zgjedhore e pavarur qe duhet te dale pas zgjedhjeve te ardhshme nga nje parlament i popullit dhe jo i oligarkeve dhe i sekteve.

Per keto dhe mijera arsye te tjera, votimi me 25 prill eshte referendum per nje Shqiperi te Re dhe do jete ndarje me sektet anti shtet dhe anti Shqiptare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.