E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAS  rrëzon kërkesat e PD dhe LSI për  përsëritje të zgjedhjeve në Korçë dhe Elbasan
Publik News

KAS rrëzon kërkesat e PD dhe LSI për përsëritje të zgjedhjeve në Korçë dhe Elbasan

 

Tashmë dy subjekteve zgjedhore nuk u mbetet veç ta ankimojnë vendimin brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor, që është organi më i lartë vendimmarrës për zgjedhjet. 

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.

I njëjti vendim është marrë edhe për Qarkun e Elbasanit.
“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , thuhet në vendim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.