E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kasta politike mafioze e Tiranës dhe zhvillimet e politikës ndërkombëtare
OP-ED

Kasta politike mafioze e Tiranës dhe zhvillimet e politikës ndërkombëtare

Kasta politike mafioze e Tiranës po ndjek me kujdes të imët zhvillimet politike ndërkombëtare (veçanërisht takimin Trump-Putin) dhe është hedhur ne pazar me të mbathura të ulura për të gjetur padronët e radhës duke shitur e ofruar falas ç’të mundet. Ne kushtet kur politikat e vendeve të vogla janë gjithmonë e më pak sovraniste dhe gjithçka diktohet nga dimensionet e zhvillimeve gjeopolitike ndërkombëtare elitat politike mafioze të Tiranës po kërkojnë padronë te rinj në skenen politike ndërkombëtare në këmbim të zgjatjes se pushtetit dhe amnistise fiskale dhe të krimeve që kanë bërë ndaj gjakut të shqiptarëve dhe pasurisë së tyre.

 

Ndryshimi apo lëkundja e prioriteteve amerikane për Ballkanin Perendimor, po e nxit mafien e Tiranës të investojë fuqimisht tezat e shovinizmit sllav të afërt dhe të largët nëpërmjet provokatorëve të saj imoralë, dhe kazanit të qelbur mediatik te investuar prej parave te drogës dhe të hashashit. Kjo valë mediatike e sponsorizuar ndyrësisht herë për të përçarë shqiptarët e Shqiperisë me ata te Kosovës (bazuar mbi histori ordinere hotelesh e ofendimesh) e herë për ta trajtuar Kosovën si një “gjyle” që mban peng këmbët e Tiranes zyrtare është e projeksion i llumit politik, ekonomik dhe mediatik te Tiranes e porositur nga kasta mafioze.

Shqiptarët janë të hapur për marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët dhe me këdo popull në botë që u ofron atyre miqësi, por kjo nuk mund të ndodhë kurresesi në kurriz të të drejtave të tyre historike që nuk ka fuqi në botë t’ua mohojë. Nëse nuk zgjohemi sot, këndej dhe matane kufirit, mafiozet imoralë e provokatorë me pantallona të kuqe, janë të gatshëm t’iu shpien në ferr dhe ta shesin këtë vend. Tani po masin pulsin dhe po pergatisin terrenin (shtratin kulturor dhe ideologjik) të kurthit të madh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.