E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katër viktima brenda 16 orëve/ PD: Policia e Shtetit t’i kthehet detyrës.
Politikë

Katër viktima brenda 16 orëve/ PD: Policia e Shtetit t’i kthehet detyrës.

Ministri i Brendshëm të shpallë plan veprimi konkret kundër gjakderdhjes

Pas katër viktimave të shënuara në më pak se 24 orë në vend në vrasje e atentate, PD i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që t’i kthehet detyrës. Ndërsa Ministrit të Brendshëm i kërkohet të shpallë plan veprimi konkret kundër gjakderdhjes.

Në një deklaratë për mediat, Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu tha se tani është koha që, “si dora vrastare e krimit ashtu dhe rënia e lirë në të cilën ka lënë qeveria Rama rendin dhe sigurinë, të ndalen me çdo kusht.

Kur numri i vrasësve “të ikur në drejtim të paditur”, është i barabartë me numrin e të vrarëve, përgjegjës më shumë se bandat, është qeveria”.

Dy viktimat e atentatit të 18 gushtit, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo nuk janë emra të panjohur për Policinë e Vlorës.

1

DEKLARATA E PLOTE

Katër jetë janë humbur në harkun e 24 orëve në qytetet e Shqipërisë.

Katër të vdekur në vrasje e atentate, që i shtohen një statistike të mynxyrshme të kësaj vere.

Por kur shkon përtej statistikës dhe vetë vrasjeve, kupton se diçka më e thelle e kërcënon Shqipërinë.

Pazotësia, pafuqia, përtacia, paqartësia dhe sidomos inkriminimi i kësaj qeverie në raport me rendin dhe sigurinë.

Shihni Elbasanin, qytetin e Taulantit që kërkon një post, me dy vrasje.

Shihni Vlorën, qytetin ku kryevezir është Edi Rama, me 2 të vrarë lehtësisht, si të ishin një porosi nga menyja e drekës.

Shikoni Ksamilin, një xhep të vogel, që në çdo kohë mund ta mbajnë nën kontroll 2 policë, tek futet në hartën e krimit, pasi policia e Çuçit është gjithkund, por jo aty ku janë problemet.

Partia Demokratike bën thirrje që Policia t’i kthehet detyrës dhe Ministri i Brendshëm të shpallë një plan veprimi konkret kundër gjakderdhjes ose të japë dorëheqjen!

Ndërkohë që mbështesim dhe vleresojmë punën e qindra uniformave që bëjnë çmos për trafikun, rendin dhe qetësinë, ne besojmë se puna e tyre dhe dashuria për atdheun, falimentohet çdo ditë nga shefat e lidhur me qeverinë dhe krimin.

Është koha që, si dora vrastare e krimit ashtu dhe rënia e lirë në të cilën ka lënë qeveria Rama rendin dhe sigurinë, të ndalen me çdo kusht.

Kur numri i vrasësve “të ikur në drejtim të paditur”, është i barabartë me numrin e të vrarëve, përgjegjës më shumë se bandat, është qeveria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.