E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi denoncon skandalin: Veliaj po e kthen në bombë ekologjike liqenin e Tiranës
Lajme

Këlliçi denoncon skandalin: Veliaj po e kthen në bombë ekologjike liqenin e Tiranës

Katastrofa e Parkut të Liqenit

“Situatë në prag katastrofe te Parku i Liqenit”/

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçiu ka denoncuar skandalin e radhës ku gishtin e përgjegjësisë e drejton tek kryebashkiaku Erion Veliaj.

Këlliçi ka publikuar disa foto nga liqeni artificial i Tiranës ku situata duket mjaft alarmante. Ai denoncon se kreu i 5D Erion Veliaj e ka kthyer liqenin artificial të Tiranës në një bombë ekologjike ku cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën.

Këlliçi thekson se pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës ka vendosur që ujërat e zeza të jenë padron i të vetmes hapësire të gjelbër që ka Tirana.

Ai ngre alarmin se Tirana është shndërruar në kompaninë private dhe makinën financiaro-elektorale të një individi të vetëm.

“Situata në prag katastrofe tek Parku i Liqenit!

Kreu i 5D Erion Veliaj tashmë kthen liqenin artificial të Tiranës në një bombë ekologjike, ku cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën.

Pasi e zhveshi liqenin për shkak të monstrave të betonit që janë ndërtuar brenda parkut, pasi gënjeu të madh e të vogël me mashtrimin epik të “pyllit orbital” me 1 milionë pemë (për të cilat do duheshin dhe 10 parqe të tjera si ky që kemi sot), tani pronari faktik i Inceneratorit Tiranë ka vendosur që ujrat e zeza të jenë padron i të vetmes hapësire të gjelbër që ka Tirana.

Dëmin, vjedhjen dhe betonizimin që i ka shkaktuar ky përbindësh korrupsioni Tiranës, është i pariparueshëm.

Tirana është shndërruar në kompaninë private dhe makinën financiaro-elektorale të një individi të vetëm, i cili mesa duket ka një urrejtje të pashembullt për qytetin tonë!”, shkruan Këlliçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.