E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kemi ngecur në një morsë të dyfishtë,mes Covid 19 dhe Covid Rama !
Publik News

Kemi ngecur në një morsë të dyfishtë,mes Covid 19 dhe Covid Rama !

UNË DHE COVID 19!

(Një përjetim personal i DASHURISË NJERËZORE mbi vetminë dhe braktisjen …)

Covid 19 erdhi tek unë befas : me kollë të thatë, dhimbje fyti, ashpërsim të kollës, temperaturë … e më pas me përpjekje për të më zotëruar me ndjesinë e shkuljes së fytit e kraharorit .
Tinzar, covid 19, synon të të vetmojë, izolojë e më pas të të pushtojë .
Mrekullisht, nuk ia doli dot. Nuk ia doli dot falë dashurisë, kujdesit, fjalëve, mbështetjes, kurajës me të cilat më rrethuan vazhdimisht familjarët e shtrenjtë, të afërmit e dashur, miqtë e pafund të mi.
MIRËNJOHJE E PAKUFISHME

Por, Covid 19, ka një aleat të ftohtë e zvarritës si vetja :
SISTEMIN SHËNDETËSOR PUBLIK TË EDIT DHE OGIT !
Një shërbim publik që të kujton endjet kafkiane përballë absurdit të kohës që nuk pret !
Unë, mësuese prej 24 vitesh , që kam paguar për 24 vjet kontribute shoqërore e shëndetësore, taksa, tatime, tarifa …;
në momentin më të vështirë të shëndetit tim, nuk mora ASNJË SHËRBIM PUBLIK SHËNDETËSOR , asnjë !
Nuk bëra dot asnjë TAMPON FALAS (sepse m’u kërkua të ngrihesha nga shtrati me temperaturë e të shkoja në zyrat e DSHP …)
Nuk bëra dot asnjë ANALIZË GJAKU FALAS (?!) asnjë GRAFI apo SKANER FALAS (?!), madje nuk mora asnjë , asnjë ILAÇ TË RIMBURSUAR (?!) ….
Pse ? Sepse, sepse, sistemi i mallkuar kafkian prej Edi dhe Ogi do të më zvarriste e zvarriste dhe koha nuk më priste. Po të prisja ata, mund të mos isha më !

Kemi ngecur në një morsë të dyfishtë, që jo thjesht po na bën të vuajmë, por po na rrezikon deri dhe ekzistencën, secilit, gjithkujt, çdo shqiptari të thjeshtë sot.
Është morsa mes Covid 19 dhe Covid Rama !
Është Shila dhe Caribda prej së cilës mund të dalim vetëm duke nxjerrë prej thellësive të shpirtit tonë shqiptar vitalitetin, dashurinë dhe forcën e pakufishme për jetën, me dritën e shpresës për ta ndryshuar një herë e mirë, e përfundimisht këtë realitet.
Ndryshimi do të vijë !
Lutemi për shëndetin dhe jetën e çdo shqiptari sot 🙏❤

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.