Kënga e Shpat Kasapit vendoset në BBVK, reagon urgjent moderatori
Rrjetet sociale janë ndezur nga kritikat pas një momenti të diskutueshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, pikërisht ditën kur u bë publik lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.
Produksioni vendosi të transmetojë këngët e tij brenda shtëpisë, ndërkohë që banorët, të painformuar për tragjedinë, vijonin të kërcenin dhe festonin. Ky skenar u cilësua nga shumë përdorues si mungesë ndjeshmërie dhe mungesë respekti ndaj familjes së artistit.
Pas reagimeve të shumta, moderatori Alaudin Hamiti doli publikisht me një sqarim gjatë spektaklit të mbrëmjes “Prime”.
Hamiti shprehu ngushëllimet për familjen e Kasapit dhe sqaroi se vendimi për të transmetuar këngët e tij nuk kishte asnjë qëllim ofendues.
Sipas tij, muzika ishte mënyra më e fortë për të nderuar kujtimin e Shpatit, duke theksuar se:
“Pavarësisht rrethanave, muzika mbetet mënyra më e fuqishme për të mbajtur gjallë kujtimin e një artisti.”
Ky reagim synon të qetësojë zërat kritikë dhe të theksojë se produksioni ka dashur të nderojë trashëgiminë artistike që Shpat Kasapi la pas, e jo të krijojë situata të pakëndshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



