E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtari shqiptar nuk “mposhtet”/Përsëri në Sanremo 2018 për të fituar vëndin e parë
Uncategorized

Këngëtari shqiptar nuk “mposhtet”/Përsëri në Sanremo 2018 për të fituar vëndin e parë

Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të marrë pjesë sërish në Sanremo. Vitin e kaluar Meta u rendit i treti në festivalin më të rëndësishëm të Italisë me këngën “Vietato Morire”, të frymëzuar nga mësuesja e tij. Këtë vit ai do të paraqitet në duet me Fabricio Moron, të cilët do të interpretojnë këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

 

Vitin e kaluar Ermal Meta korri sukses duke marrë çmimin e kritikës me “Vietato Morire”, ndërsa ka publikuar deri tani dy albume “Umano” dhe “Vietato morire”.

 

Po kështu disa javë më parë këngëtari shqiptar rrëmbeu çmimin ‘MTV Europe Music Awards’. Ai i ka mposhtur konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues. Kjo ka bërë që Meta të marrë vendimin për të konkurruar sërish në festivalin e mirënjohur italian, “Sanremo”.

Vendimi i tij është mirëpritur nga fansat duke marrë dhjetëra komente pozitive prej tyre ndërsa presin ta shohin në festival./CityNews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.