E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënimet e xhaxhait të vrasësit të gjykatësit: Do t’ju hedh në erë!
Flash

Kërcënimet e xhaxhait të vrasësit të gjykatësit: Do t’ju hedh në erë!

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025 në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me konfliktin që çoi në këtë ngjarje tragjike.

Xhaxhai i autorit të dyshuar, Elvis Shkambi, Gjon Shkambi, kishte paralajmëruar prej kohësh tensione për një pronë dhe madje në një debat televiziv të zhvilluar një vit më parë, ai kërcënoi hapur me dhunë. Gjatë emisionit, Shkambi deklaroi:

“Ja gjej unë formën si me e liru. Si ta minoj në katër qoshet se është prona ime. E kam me certifikatë. Të gjithë do t’ju hedh në erë. Po ju paralajmëroj, të gjithë do t’ju hedh në erë.”

Bëhet fjalë për një godinë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, e njohur si ish-Shkolla e Rezervave, ku Shkambi pretendonte pronësinë dhe ku sipas tij, janë kryer veprime të paligjshme.

Një vit më pas, nipi i tij, Elvis Shkambi, 30 vjeç, vrau me armë gjyqtarin Kalaja brenda sallës së gjyqit, pasi ky kishte dhënë një vendim që nuk përputhej me kërkesat e xhaxhait të tij. Ai plagosi gjithashtu Ragip Kurtajn dhe djalin e tij, Ervis Kurtajn, palët e tjera në proces.

Pas ngjarjes, Shkambi u dorëzua pa rezistencë pranë policisë që ndodhej jashtë gjykatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.