E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënimi yt, është dobësia jote!
Publik News

Kërcënimi yt, është dobësia jote!

Nëse mendon se kërcënimi yt, është dëshmi force dhe serioziteti, gabohesh rëndë, Rama.

Kërcënimi yt në të tashmen, është dëshmi e mirëfilltë e papërgjegjshmërisë që ke dëshmuar në të shkuarën.

Më 29 shkurt flisje për një mandat të tretë në Kongresin e Partisë, ndërkohë më 17 mars hap tenderin për blerjen e pajisjeve respiratore.

Nëse mendon se kërcënimi yt, i krijon popullit iluzionin se gjithçka është në rregull, përsëri gabohesh rëndë.

Më gjej një Kryeminstër tjetër, që ka përdorur me popullin gjuhën e kërcënimit sikundër ke bërë ti.

Post Scriptum- Kërcënimi yt tregon qartazi, dobësinë e një njeriu, që nuk nuk ka ditur dhe nuk di të dëgjojë.
Kush nuk di të dëgjojë, nuk mundet kurrë të drejtojë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.