Këshilltari financiar i Donald Trump ka zbuluar se Shtëpia e Bardhë po përgatitet për mandatin e dytë të tij si President i SHBA-ve.
“Ne vazhdojmë të punojmë në Shtëpinë e Bardhë, duke besuar se Trump do të ketë një mandat të dytë“, tha Peter Navarro, një nga këshilltarët financiarë të presidentit, i cili humbi zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që të kuptojmë se ajo që ne kërkojmë këtu janë fletëvotimet e verifikueshme, fletët e votimit të vërtetueshme dhe një hetim mbi numrin në rritje të akuzave për mashtrim nën dëshmitë e nënshkruara nga dëshmitarët“, shtoi ai.
Trump nuk e ka pranuar humbjen, gati një javë pasi të gjitha rrjetet kryesore televizive amerikane, parashikuan fitoren e demokratit Joe Biden.
Ditët e fundit ai është shfaqur vetëm pak në publik por është i përfshirë në një “luftë” gjyqësore duke kundërshtuar rezultatet në shumë shtete. Ai dhe aleatët e tij përsërisin se mashtrimi në zgjedhje është kryer, ndodnëse nuk kanë nxjerrë asnjë provë.
Shërbimet e sigurisë zgjedhore njoftuan të enjten se ata nuk kishin “asnjë provë” të sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve që kishin ndryshuar rezultatin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



