E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kështu do mbarojë dhe kjo çmenduri qeveritare, e veshur me një mantel të grisur “shkencor”..
Publik News

Kështu do mbarojë dhe kjo çmenduri qeveritare, e veshur me një mantel të grisur “shkencor”..

Prohibicionizmi, ose ndalimi i alkolit në Shtetet e Bashkuara, i cili filloi në 17 Janar 1920 zgjati 13 vjet. Ekspertët, intelektualët dhe VIPsat e kohës e mbështetën këtë politikë ndalimi si shpëtimtare të shoqërisë; dhe shumë pak njerëz u shprehën kundra dhe ata u anatemuan si vrasës, shkatërrimtarë të jetës dhe rendit social.

Pas një shekulli, në vitin 2020, ka rreth 9 muaj që po njësoj anatemohen, gjobiten, ndëshkohen tani, të gjithë ata që nuk pranojnë strategjitë “shkencore” të ekspertëve, qeveritarëve, dhe të mbështetura nga plot VIPsa për të ndaluar coronavirusin dhe shpëtuar jetën e njerëzve. Edhe këta quhen vrasës, shkatërrues të jetës dhe rendit social.

Prohibicionizmi është klasifikuar si prej eksperimenteve social-ekonomike më të çmendura të shekullit të 20. Një fatkeqësi e madhe.

E njëjta gjë është dhe izolimi i botës sot në shekullin e 21 – Dekretet dhe urdhërat e qeverive – sipas këshillës “shkencore” të ekspertëve – për mbylljen e vendeve, ndarjen e njerëzve nga njeri tjetri, maskat në rrugë, ndalimin e grumbullimeve, artit, udhëtimeve, shkollave, darkave familjare, komunikimit njerëzor – janë akoma edhe më absurde sa edhe Prohibicionizmi i shekullit të kaluar.

Prohibicionizmi u mbyll jo se dolën ekspertë të tjerë me “teori shkencore” të ndryshme që e hidhnin poshtë, dhe as sepse e vendosi qeveria – thjesht se shumica e njerëzve nuk e zbatonte hiç, por vazhdonte pinte për qejf të vet.

Kështu do mbarojë dhe kjo çmenduri qeveritare, e veshur me një mantel të grisur “shkencor”, kur njerëzit të mos binden më, por të kthehen e të vijojnë jetën e tyre normalisht siç kanë bërë në shekuj. Por nuk kemi pse presim 13 vjet për ta bërë këtë gjë, për t’ju rikthyer humanitetit tonë. Sa më parë aq më mirë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.