Kështu si jemi katandisur ,hajde hani mish dhe shkoni bëni check up falas…
Andi Bejtja
1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër…. Genjeshtër e madhe.
Pyetja që i vinte më në vështirësi të ftuarit në emisionin televiziv, nuk ishte as pyetja mbi pasurinë, as mbi aferat personale, por pyetja cili është libri fundit që keni lexuar…..
Konkluzioni se mbi 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjëherë asnjë libër ka dalë me pyetje të lira dhe me vullnet të lirë të intervistuarit….
Mendoni tani sa persona mund të kenë gënjyer nga sikleti….unë them janë jo 1 milionë, po rrezik 2 milionë a më shumë,..
A i keni parë ca pasanikë që shkojnë nëpër librari dhe nuk kërkojnë tituj librash, po thjesht kopertina të bukura se i blejnë librat për zbukurim… ?! Kjo është Shqipëria që meritojmë, prandaj vriten njerzit për një pulë, për një gërvishtje makine.
Prandaj përplaset treni vetëm që kalon një herë në ditë me makinë. Prandaj nëse ke prenotuar pushime dhe kur shkon të thote pronari hotelit, e zura se më erdhi një tjetër në darkë,..
Prandaj dashuri platonike quan kur mer leke pasi bën seks…
Prandaj e voton një Kryeminister kur të kërkon vetëm timonin pa të bërë asnjë premtim tjetër…etj etj…etj ….
Ndoshta ka ardhur koha që leximi i dy apo tre librave në vit të futet në Kushtetutë…
Kështu si jemi katandisur ,hajde hani mish dhe shkoni bëni check up falas…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



