E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KFOR zhvillon patrullime në terren përgjatë kufirit me Serbinë
Lajme

KFOR zhvillon patrullime në terren përgjatë kufirit me Serbinë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR është shprehur përmes një njoftimi se po zhvillon patrullime përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

“Toga italiane e inxhinierëve ORF kryen një patrullë sigurie standarde përgjatë Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në një postim në Facebook, krahas pamjeve ku shihen pjesëtarët e KFOR-it në terren.

KFOR-i shprehet se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”,thuhet në njoftimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.