E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kiev, momenti kur droni kamikaz përplaset dhe shkakton shpërthimin gjigant
Lajme

Kiev, momenti kur droni kamikaz përplaset dhe shkakton shpërthimin gjigant

Një mori dronësh të mbushur me eksplozivë goditën Kievin të hënën në mëngjes, në pikun e lëvizjeve në qytet, duke vrarë të paktën 4 persona.

Ngjarja vjen vetëm një javë pas sulmeve me raketa ruse, të cilat prishën një periudhë qetësie relative që kishte përfshirë kryeqytetin e Ukrainës. Zyrtarët lokalë thanë se sulmet janë kryer me dronë iranianë, të cilët Rusia po i përdorur prej disa javësh tashmë, për të kryer të ashtuquajturat sulme kamikaze.

Në një reagim Ambasada amerikane në Kiev i dënoi sulmet ndaj objektivave civilë, duke i cilësuar ato akte të dëshpëruara.

Madje shumë video u shpërndanë në rrjete sociale në lidhje me këto sulme nga forcat ruse. Nga pamjet shihen dronët iranianë të cilët shpërthejne në momentin që bien në kontakt me një objekt.

nga këto sulme, ku dronët kamikazë të Iranit shpërthenin në momentin që kishin kontakt me ndonjë objekt.

Një prej shpërthimeve u kap nga një kamerë amatore, ku shihet se si nga shpërthimi i fuqishëm ngrihet në qiell një dritë e shndritshme e më pas një shtullungë gjigante tymi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.