Kinezi që vodhi 140 ml euro, refuzon ekstradimin dhe kërkon azil në Shqipëri
Shtetasi kinez, Liangbin Chen, i dyshuar se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh, ka kërkuar azil politik në vendin tonë.
Sipas News 24 bëjnë me dije se i dyshuari po tenton në këtë mënyrë të shmangë ekstradimin drejt Kinës, sepse pretendon se atje mund të përndiqet dhe persekutohet nga regjimi.
Ndërkohë autoritetet e vendit tonë pritet të shqyrtojnë kërkesën e tij për azil dhe ajo do të bazohet në një vendim të Parlamentit Europian i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun.
Pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ai u ndalua në Rinas dhe u shoqërua në polici. Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie, në një banesë në Lundër, pasi u nxorr nga qelia për arsye shëndetësore.
Kujtojmë se dy shkallët e gjyqësorit kanë pranuar më herët kërkesën e Kinës për ekstradimin e tij. Ndërkohë për ekstradimin e tij pritet edhe vendimi i Gjykatës së Lartë, i cili me shumë gjasa do të ndikohet edhe nga lëvizjet e radhës të Chen, që kërkon azil në vendin tonë, por edhe nga vendimi i 9 qershorit të PE-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



