E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo nuk pritej! ‘Burri’ i ministres Diella mbërrin në Kuvend
Lajme

Kjo nuk pritej! ‘Burri’ i ministres Diella mbërrin në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është paraqitur në mënyrë jo të zakonshme në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Në oborrin e godinës, ai u shfaq para gazetarëve me një tru kompjuteri, të cilit i kishte vendosur një kollare, duke e prezantuar në mënyrë ironike si “bashkëshortin” e ministres së kabinetit qeveritar, Diella.

Korreshi kishte sjellë gjithashtu një “dhuratë simbolike” për të kërkuar “dorën” e ministres, duke e vazhduar performancën me tone humoristike dhe ironike ndaj qeverisë.

“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon, ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës. Është bllok-bateria, që Diella të mos vijë vërdallë kot, por ta ketë me vete”, u shpreh ai para mediave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.