E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klopp ende nuk e di të ardhmen e tij te Liverpooli
Sport

Klopp ende nuk e di të ardhmen e tij te Liverpooli

Ish trajneri i Borussia Dortmund tashmë është një kult hero në Merseyside por ai ka pranuar se nuk ka planet afatgjata përpara

Jurgen Klopp është duke menduar për të ardhmen e tij në Liverpool derisa kontrata e tij e tanishme skadon më 2022.

Gjermani nënshkroi kontratë të re në korrik të 2016-ës, pasi që ishte caktuar pasues i Brendan Rodgers nëntë muaj më parë.

Klopp ende nuk ka fituar trofe me skuadrën nga Anfield, derisa ka humbur një finale te Europa Ligës, Kupës së Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Liverpool është katër pikë para kampionit në fuqi Manchester City në Premier Ligë, derisa ka shpresa që këtë vit, në maj, ata do të fitojnë trofe por Klopp thotë se suksesi i tij është relativ dhe se ai nuk e konsideron për momentin të ardhmen e tij afatgjate në klub.

“Nuk dua të mendoj shumë larg”, ka thënë ai për Sky Sports. “Nëse ju e shkruani atë, shumë njerëz do të flasin. Gjithçka po shkon mirë për këtë moment, por ende, njerëzit thonë se Klopp nuk ka fituar asgjë”.

“Nuk Kam fituar dhe kjo është një pjesë e së vërtetës, ne nuk duhet të mendojmë për vitin 2022, sepse është rrugë me gjatë deri në atë vit”.

“Në verë, do të këtë njerëz të cilët do të thonë se është momenti më i mirë që unë të largohem nëse ne fitojmë diçka sepse ne nuk do të fitojmë më kurrë, do të jenë njerëz të tjerë të cilët do të thonë unë duhet të largohem sepse nuk kam fituar asgjë”.

“Derisa mua me pëlqen këtu, e unë i kam pas vete të gjithë-nga pronarët, lojtarët deri të tifozët deri te tifozët në klub-ne duhet të përpiqemi  dhe të përpiqemi, por në këtë moment nëse një nga këto grupe nuk është i lumtur apo më shumë, pastaj ne duhet ti marrim parasysh atë”.

“Tani jemi mirë, 2022 është larg kështu që ne nuk duhet të mendojmë për atë, derisa gjithçka për ne po shkon ashtu si duhet”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.