E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLSH: Pajisjet mjekësore tek Onkologjiku, jo funksionale, 600 gra të rrezikuara
Uncategorized

KLSH: Pajisjet mjekësore tek Onkologjiku, jo funksionale, 600 gra të rrezikuara

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2020-2022 ka dalë në përfundimin se pacientët me tumor nuk marrin shërbimin e duhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Në këtë raport, audituesit kanë vënë re disa prej shkeljeve që lidhen me mosfunksionimin e pajisjeve në spitalin Onkologjik.

Sipas raportit të KLSH, në spitalin Onkologjik nuk është funksionale pajisja mjekësore e Brakiterapi (Kyriterapi). Mosfunksionimi i kësaj pajisje ka bërë që 600 gra të prekura nga kanceri gjinekologjik të mos trajtohen me radioterapi, sepse mungon pajisja e Brakiterapisë.

Më tej në raport thuhet se mungesa e aparatit të Ortovoltazhit ka sjellë mostrajtimin e 200 pacientëve me radioterapi që vuajnë nga tumoret e lëkurës. (Melanoma).

Pjesë nga raporti:

Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, “Nënë Tereza” nuk ka arritur në kohë për sigurimin e elementëve “Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike) duke mos ofruar shërbim për 250 pacientë me shërbim radioterapi në Spitalin Onkologjik.

Në spital mungon sistemi i kondicionimit, dhomat e pacientëve të katit të lll kanë prani të lagështirës si edhe kati nëntokë i godinës se është jofunksional i cili aktualisht shërben si një vend grumbullimi për pajisjet e amortizuara. Niveli i papastërtisë në katin nëntokë është mjaft i lartë dhe përbën risk potencial për infektime.

Mos sigurimi i pajisjes mjekësore të Braniterapisë të disa elementëve (Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike), mosrehabilitimi i ambienteve për përshtatjen e vendosjes së pajisjes së Ortovoltazhit si dhe mostrajtimi në kohë i pacientëve që kanë nevojë për to, tregon se shërbimi i spitali Onkologjik në trajtimin e sëmundjeve tumorave (për periudhën në auditim), nuk ka efektivitet të plotë,.

Sakaq kërkohet që Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza” në bashkëpunim me Polin e Administrimit të Integruar të Spitalit Onkologjik, të marrin masa për sigurimin e pajisjeve të Brankiterapisë, të elementëve (Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike) si edhe rehabilitimin e ambienteve për vendosjen e aparatit të Ortovoltazhit për trajtimin e pacientëve me sëmundjet tumorale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.