E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koçi  i Ollgës  “Sy m’Sy ” live
Lajme

Koçi i Ollgës “Sy m’Sy ” live

Te keqen e Koçit të Teto Ollgës…

Adriatik Dosti

…Ai i ziu, të paktën në rol dhe në film, i thoshte Tetos – Violeta Manushit, se merrej me zhapinj, bretkoca, hardhuca, bufa e kënetat… Madje, bënte edhe skulptura nga më të çuditshmet… I bënte njerëzit të qanin e të qeshnin njëkohësisht.

Derisa një ditë doli ky Koçi – live… Jo nga filmi, as nga ekrani, por nga tabani i kësaj toke… E një të versulur, së pari, brekëve të Violeta Manushit! Besoj e mbani mend çfarë tha për të dhe për to në kohën kur diskutohej për prishjen e Teatrit Kombëtar, apo jo?

Pastaj u ngjit si muti pas këpucës pas Erdoganit e Merkelit, duke iu dhuruar piktura e skulptura të bëra me duart e veta… Aq shumë u impresionuan, sa i la pa mend fare!

Tani, i është turrur Saliut dhe opozitës dhe nuk po lë zhabë, minj, hardhuca, bretkoca, bufa e kënetë pa nxjerrë nga goja… (Bo bo, ç’paska pasur brenda stomaku i tij i ndyrë!) Dhe kush e di si ndihet atje në botën tjetër Koçi i filmit të Teto Ollgës, nga kjo konkurrencë e egër “profesionale” që i doli nga realiteti.

Edvin, çfarë ka barku, nxjerr bardhaku – thotë populli. Dhe ti je pikërisht ajo që nxjerr nga goja…

Por kulmin e pafytyrësisë dhe perversitetit të tij mendor, ky Koçi i sotëm e arrin kur, në moshën e “pjekurisë”, vendos të pranojë gabimin dhe kërkon falje publike për gjuhën vulgare që përdori deri dje ndaj Presidentit Trump. Justifikimi? “Isha i ri dhe i papjekur.” Dhe mos harroni që “e djeshmja” e tij përkon me moshën mbi 50 vjeç!

Thonë që kungulli piqet vonë, por ka raste që nuk piqet fare… Apo ja fus kot unë?

S’e ka fajin i ziu… Është keq kur piqesh vonë. Por është akoma më keq kur rinia të vjen në një moshë të tillë dhe budallallëku të ngjitet si muti pas këpucës që në lindje… Vaj halli për pleqërinë! (Po e mbrite, sigurisht.)

Ruajna Zot nga të marrët – thotë populli, se nga të mençurit dimë vetë si të ruhemi!

Si është ajo shprehja popullore? Hodh Edvini një gur në pus, e 1 mijë të mençur s’e nxjerrin dot!

S’e tha kot aq bukur i madhi Lasgush Poradeci:

“Budallait mos ia hap kurrë rrugën, se pastaj të merr edhe trotuarin!”

Pse, ç’mendoni ju o mileti? Është thjesht rastësi që në gjithë botën thonë “të mençurit hapin rrugën”, ndërsa vetëm në Shqipërinë tonë thonë të kundërtën?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.