E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kodi i “garancisë” për kartelet e drogës dhe oligarkët
OP-ED

Kodi i “garancisë” për kartelet e drogës dhe oligarkët

Përse u kërkoi Rama socialistëve sot, të përplasen me popullin opozitar?! 

I veshur me kapele të kuqe, duke imituar Donald Trump, (sic imiton cdo gjë tjetër që ndodh në këtë botë) të cilin e cilësoi ne CNN si rreziku më i madh qe i kanoset botës, Rama ka bërë një deklaratë shumë të rrezikshme sot.

Keymisnitri ka thënë se “Socialistët nuk tërhiqen më zvarrë nga bandat e rrugës dhe se jemi te gatshem t’u pergjigjemi “si ta duan ata”

“Si ta duan ata” është gjuha e karteleve dhe nuk mund te jete gjuha e një kryeministri.

Kur të fortët përplasen nëpër telefona ose sy më sy, përpara se të nxjerrin armët dhe të shtijnë, kanë një kod të normal komunikimi për ta që thotë: “E zgjidhim si ta duash”.

E zgjidhim si ta duash është mënyra nëpërmjet të cilët “të fortit” kërcënojnë njëri-tjetrin, për të provokuar dhe për të bllofuar deri në minutën e fundit.

“E zgjidhim si ta duash” do të thotë:

Kryeministri i Karteleve te drogës që e komandon Shqipërinë nëpërmjet dhunës që ata ushtrojnë dhe nëpërmjet blerjes së votave që ata bëjnë, është i vendosur të bllofojë deri në fund. Madje nuk ka nguruar që të përdorë gjuhën, mënyrën dhe stilin e njerëzve me të cilët i pëlqen të rrijë më shumë dhe të flasë në telefon.

Ramën e ka tradhëtuar gjuha e tij fare pa dashur. Gjuha e një njeriu, mënyra si flet dhe si komunikon, është më së shumti tregues i nivelit të njerëzve me të cilët ai rri dhe komunikon më shumë. Të fortit, kartelet dhe trafikantët e kokainës, e kanë pjesë fare normale të zhargonit të tyre, që të thonë:

“Mos na caj k***n”, “Mos e rruj k***n”, “Ho me lale”, “E zgjidhim si ta dush”, “Nuk ka bythë ku të rrijë”, “Hajde se shifena”, “Me ner familje e di ca të boj apo jo”, “Burrë motre të shkë****j robt”, “Me ner Motre”…etj etj

Duke qenë se shokët e tij të karteleve dhe të trafiqeve, kanë qenë të mërzitur këto ditë, pasi janë bërë qepaze në sytë e njerëzve dhe kanë qënë objekte të sulmeve të pamëshirshme të “kazanëve mediatikë” të Gjermanisë, ai ka shpejtuar të kujdeset pak për ta dhe t’tua përkëdhelë pak sedrat, për t’u treguar se nuk ka ndërmend aspak t’i lerë të vetëm në betejën e tyre. Një mënyrë dhelpërake për t’ua përkëdhelur sedrat njerëzve të cilët e furnizojnë atë me para krimi, me vota hashashi e kokaine, është që të flasësh si ata dhe të përdorësh zhargonin e tyre në komunikim. Anëtarët e karteleve, nga plazhet ku janë në këto ditë të nxehta, ndjekin fansin e tyre më të madh, kryeministrin e Shqipërsë dhe kur e dëgjojnë që ai flet si ata, u përkëdhelet sedra dhe ndjehen të parabartë me padronin e tyre.

Imagjinoni psh një lider në perëndim duke i thënë protestuesve. “A zgjidhim sit a doni ju”. Imagjinoni Macron duke u thënë “jelekverdhëve”: “E zgjidhim si ta doni ju lale”. Ose imagjinoni Trump me kapelë të kuqe si lideri ynë global, duke u thënë demokratëve (armiqve të tij më të përbetuar) në Amerikë që kanë pothuajse të gjithë median me vete: “Hajde se e zgjidhim si ta doni ju”. Imagjinoni Theresa May duke u thënë atyre që janë kundër Brexit: “Hajde lale se e zgjidhim si ta keqni qejf ju”. Imagjino prsh kancëlarin austriak, që u kap me video përgjim me një oligarke ruse duke i thënë opozitës: “Hajde se e zgjidhim si ta doni ju mër plak”.

Imagjino të jesh në plazh, i shtrirë në shezlong, me detin përpara, me një koktej Vodka-Redbull, me ca goca të bukura me bikini rreth e rrotull, të hapësh telefonin dhe të lexosh ortakun tënd kryministër që i thotë Opozitës së poshtër nëpër portale:

“Nuk do tw lejojme ti terhiqni socialistet zvarre. E zgjidhim si ta doni ju”.

A mund të ketë kënaqësi më të madhe se kjo për çunat që i siguruan votat dhe pushtetin kryeminsitrit të Sicilisë së Ballkanit?! Kryemistri flet me të njejtin zhargon si ata. Pra është garip si ata dhe hallet e tyre i identifikon si hallet e te gjithe socialisteve te Shqiperise.

Ky është një sinjal nëpërmjet të cilit kryeminsitri “gangsterr”, u nis mbështetësve të tij, trafikantë e oligarkë, se ai është brenda “kodeve të besës” së mafies dhe nuk i ka shitur ata. Në këtë mënyrë kryeministri, i bind kartelet, Gjushin, Lalën, Nicen dhe “problematikët” e Gjiknurit,  se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe t’i lerë ata të vetëm në betejën e tyre me median perëndimore. Ai u nis atyre një mesazh të qartë se nuk ka për t’u tërhequr dhe në këtë mënyrë, nëse ata kanë dicka që e kompromenton rrezikshëm kryeministrin (ndonjë pergjim, incizim të rrezikshëm psh) mos t’i nxjerrin dhe mos ta fëlliqin, sepse ai nuk ka për t’i shitur ata në asnjë mënyrë. A i besojnë kartelet kryeministrit të tyre kur ai u thotë: “Mos e rruani K****”, kjo është objekt i një analize tjetër që meriton vëmendje të vecantë.

Oligarkët rreth tij dhe kartelet e drogës, janë të shqetësuar se mos Rama i shet dhe i le në mes të rrugës. Protestat madhështore të popullit opozitar i shqetësojnë kartelet dhe oligarkët, sepse mendojnë se Rama mund të bëjë ndonjë pakt a marrëvëshje të fshehtë dhe t’i hedhë ata në kosh të plehrave, sepse ata e dinë se zakoni më i dashur i padrinos së Rilindjes është shitja e njerëzve më të afërt dhe flakja në rrugë sikur të mos i ketë njohur kurrë. Ai është politikani tipik shqiptar që e ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike mbi tradhëtinë. Sepse tradhëtia është gjëja që ai di të bëjë më mirë. Viktima e parë e tradhëtisë dhe e thikës së tij ishte Fatos Nano, i cili e nxorri nga anonimati dhe e solli nga Franca me thonj të paprerë dhe e bëri ministër kulture në Shqipëri. Duke e ditur këtë, kartelet janë të shqetësuar ndaj ata kanë kërkuar prej Ramës garanci. Kodi i garancisë për ta është deklatata e tij drejtuar Opozitës, sot në fushatë më askushin: “E zgjidhim si ta doni ju”.

Pyetjet e vështira që na mundojne të gjithëvë në këtë rast janë:

A ka Rama mundësi t’i “shesë” ata që e sollën në pushtet dhe që vazhdojnë ta mbajnë aty?!

A mundet kryeministri i Shqipërisë, të ndërpresë kontratën me kartelet e drogës, me oligarkët, me trafikantët dhe me llozhat ndërkombëtare të krimit, që synojnë falimentimin e Shqipërisë?!

Përgjigja e kësaj pyetje bart në vetvete rrezikun e madh që i kanoset vendit sot. Rama është përballë dy frikërave të mëdha prej të cilave nuk di si të dalë dhe kjo e bën situatën të rrezikshme shumë.

Ai nuk mundet në asnjë mënyrë të shesë ata që kanë vjedhur votat për të dhe i kanë dhuruar pushtetin. Nuk mund të shesë oligarkët me të cilat ka ndarë miliardat, koncensionet dhe PPP-të. Nuk mund të shesë llozhat ndërkombëtare të krimit të cilat e kanë investuar atë politikisht dhe kjo është arsyeja përse Rama mund të jetë duke ndezur zjarrin e madh që mund të na përpijë të gjithëve dhe që mund ta kthejë Shqipërinë 100 vite pas. Ai është i vendosur që në Shqipëri të mos ketë zgjedhje të lira, jashtë ndikimit të karteleve dhe të parave të kokainës dhe këtë e tregon shumë qartë “kthesa” e rrezikshme që ka bërë sot. Retorika politike e kryeministrit të Gjushit ka ndryshuar 180 gradë sot.  Por përballë ka një popull Sovran e të lirë, të vjedhur, të grabitur e të skllavëruar, që do ta ndalojë atë me cdo cmim të marrë peng Republikën dhe të dorëzojë përfundimisht celësat e saj tek duart e krimit, të drogës dhe të oligarkisë.

Rama nuk është trim, sepse nuk ka qenë kurrë i tillë dhe rreziku më i madh janë frikacakët vetë. Rama noton sot në dy oqeane të trazuar frikërash të mëdha dhe duke u nisur nga raportet komplekse që ai ka me vdekjen dhe me përjetësinë, rrezikon shumë të marrë vendimin e gabuar që është përplasja e shqiptarëve me njëri tjetrin dhe investimi i një lufte civile në Shqipëri, që është edhe rasti ideal për të përmbushur epshet e sëmura të fqinjëve tanë, për t’u vërsulur mbi gjahun e tyre Shqipërinë. Klima ndërkombëtare është super e favorshme për këtë sepse gjeopolitika është e coroditur dhe nuk ka ndërmend dhe as kohë që të merret me Shqipërinë.

Në të gjitha daljet e tij deri më sot Rama ka kërcënuar protestuesit me burg. Ka kërcënuar me ndalesë udhetimi në Evropë. Ka kërcënuar ata që do të ndalojnë zgjedhjet me udhëtim në Amerikë. Ka kërcënuar me gaz lotsjellës dhe me dajak, por sot ai ka bërë kthesën e rreziskhme. Ka ftuar socialistët të zbresin në fushë dhe ky është një vendim prej frikacaku. Burrat e Shtetit japin dorëheqje, frikacakët djegin vendet e tyre dhe e cojnë popullin në luftë.

“Nuk do të lejoj të tërhiqen socialistët zvarrë, dhe ejani ta zgjimim si ta doni”- ka vetëm një kuptim.

Edi Rama po e mendon serizosht që ta cojë popullin në konfrontim, nëse kartelet dhe oligarkët nuk i japin asnjë mundësi që të bëjë hapa pas.

A do të vriten socialistët me bashkëkombasit dhe vëllezërit e tyre shqiptarë, për hallet Edit, të Gjushit, të Nices, të problematikëve të Gjiknurit dhe të Ymer Lalës?! Unë dyshoj shumë në këtë. Socialistët e ndershëm të këtij vendi, pa dyshim që do ia fikin fitilin Padrinos, sepse ata e dinë mirë se kjo është beteja e karteleve, e oligarkëve dhe e llozhave ndërkombëtare që synojnë falimentimin e Shqipërisë. Nuk është beteja e socialistëve të ndershëm dhe të thjeshtë. Gjithësesi, rrezikojmë shumë dhe duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për t’i thënë cmendurisë, vëllavrasjes dhe djegies së vendit, JO! /Puls7.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.