E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Koka në qiell dhe b*tha në diell” ky është realisht shteti që bëri Krm-i ynë
Publik News

“Koka në qiell dhe b*tha në diell” ky është realisht shteti që bëri Krm-i ynë

“Koka në qiell dhe bytha në diell” ky është realisht shteti që bëri Krm-i ynë🤮
Qen që lehin nëpër studio televizionesh, “Bamirës” me kamerat pas bythës, Parada “madhështore” me brekë nëpër këmbë për të “nderuar” gjakun e “heronjve”, brohoritës “entuziastë” që ju shkojnë pas bythës atyre që e bënë Shqi-për-rrinë si turinjtë e tyre…
Dhe familje të tëra me pleq e fëmijë që kalojnë natën nën shiun e ftohtë të Nëntorit të “Krenarisë” Kombëtare (NKK) 😢
Populli im i dashur, i dhëmbshur ka ardhur koha që t’i flakni tutje shkaktarët e vërtetë të kësaj tragjedie: janë ata që ju kanë rrjepur, ndarë, përçmuar dhe kanë pafytyrësinë të vijnë t’ju “ngushëllojnë” si sorrat mbi kufomat.
Ngushëllime familjeve për humbjen e të dashurve të tyre! Shpirti i tyre kërkon drejtësi, shpagim.
Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata shqiptarë që kanë bërë konak për vëllezërit e tyre!
Respekte për këdo që ka dhënë dhe po ndihmon me zemër, jo për protagonizëm!
Zoti do ti dojë më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët kur ata të duan dhe respektojnë më shumë veten, kur të zgjedhin për tu kujdesur për jetët dhe të ardhmen e tyre njerëz me vlera humane, morale dhe profesionale të vërtetuara.
Boll më me “trimat legjendarë”, Cubat e lagjes, “Intelektualët”, gazetarët dhe “moralistët” zagarë, “Profesionistët” handikapë, “Artistët” gaztorë- buri të partive, kryeministër klloun, etj, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.