Kokaina kalon si miell, oligarkët 9 vite s’taksohen/ Qeveria do ‘riedukojë’ tatimorë e doganierë me lekët e popullit
Qeveria ka gjetur zgjidhjen për të luftuar informalitetin në ekonomi pas 9 vitesh në qeveri.
Kjo do të thotë se me anë të një vendimi të posaçëm të qeverisë Rama, do të krijohet një institucion i ri në varësi të Ministrisë së Ekonomisë që do të ‘riedukojë’ tatimorët dhe doganierët.
Në mënyrë që këta punonjës të ndalojnë bizneset të mashtrojnë duke mos-paguar taksat që i detyrohen shtetit dhe të ndalojnë po ashtu kalimin e kokainës si pako mielli në doganat e vendit, do të krijohet Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.
Tatimorët dhe doganierët do të kryejnë trajnime dhe në fund do të pajisen me një certifikatë.
Ky institucion i ri ka si qëllim që këta punonjës të jenë në nivelin e duhur dhe të performojnë siç duhet në kryerjen e detyrave kundrejt tatimpaguesve, sipas parashikimit të qeverisë.
Qendra do të financohet nga Buxheti i Shtetit, pra me pak fjalë nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



