E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koleget në lot për vdekjen e 58-vjeçares: E dhimbshme! Sot duhet të featonte 8 marsin!
Lajme

Koleget në lot për vdekjen e 58-vjeçares: E dhimbshme! Sot duhet të featonte 8 marsin!

Shkëndije Halili, punonjësja e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkinë Delvinë, humbi jetën sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas.

58-vjeçarja sapo kishte nisur punën në orën 5 të mëngjesit kur një 30-vjeçar e përplasi me makinë.

Kolegët e 58-vjeçares me lot në sy i shprehin ngushëllime familjes, dhe thonë se një pjesë e zemrës së tyre u ka ikur sot.

Shumë e dhimbshme është por nuk di se çfarë të them aq më tepër që ndodhi në një ditë si kjo. Asaj i takonte që të dilte të festonte si të gjitha nënat e tjera shqiptare. Fati donte kështu. Nuk kam fjalë ishte një grua e mrekullueshme një shoqe e mirë, një grua punëtore e kishim krah në punë. Një gjymtyre e jona është shkëputur nga ne. Nga gjithë kolektivi jonë. Nuk kam fjalë.

Ishte e papritur për ne. Secili punonte në sektorin e tij në mëngjes në orën 4 e 30 ka dalë nga shtëpia, na vjen lajmi në orën 6 që e ka përplasur makina. Na dhembte sa nuk ka më na ka ikur një pjesë e zemrës. Vajti 1 vit me ne që po punonte. Qe shumë vajzë e mirë e dashur me të gjitha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.