E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komediani gjerman me fyerje raciste: Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina !
Lajme

Komediani gjerman me fyerje raciste: Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina !

Këtu gjithçka është e mirë, përveç shqiptarëve

Komediani i njohur gjerman, Oliver Pocher, ka shkaktuar mjaft zemërim në komunitetin shqiptar në Zvicër për shkak të fyerjeve raciste.

46-vjeçari gjerman ishte për shfaqje në Cyrih, ku nuk i kurseu komentet raciste për shqiptarët.

“Gjithçka këtu në Zvicër është më e mirë- vetëm një gjë është më e keqe- keni më shumë shqiptarë,” tha Pocher.

“Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina,”tha ai më tej.

Gjatë shfaqjes, një shqiptare e re, e pranishme në sallë, donte të dinte: “Si mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj shqiptarëve në Zvicër?”

Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë: “Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.

Aktori i humori tha se nuk e kishte seriozisht, por shtoi: “Këtu ne po luajmë me klishetë”.

Megjithatë, në mediat sociale, reagimet e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë të shumta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.