Komentuesit nuk ndalen në postimet e Veliajt që falenderoi SPAK-un
Komentet pas reagimit të Veliajt
Lajmi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK e ka kapur gafil Erion Veliajn.
Reagimi i tij i shpejtë duke sulmuar mediat dhe duke falenderuar SPAK-un e tregon sekëlldinë që i ka krijuar Veliajt ky fakt i ri që kompromenton rëndë përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Pak ditë më parë Veliaj sulmoi gazetaren e BIRN, Ola Xama, për publikimin e lajmit që e lidhte atë me inceneratorin dhe se ai në cilësinë ë kryetarit të bashkisë kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit që nuk u ndërtua kurrë.
Nëse pak ditë më parë Veliaj e ‘heshti’ lajmin në mediat kryesore (kombëtare) të vendit me metodat e tij, sot nuk ka mundur dot të bëjë të njëjtën gjë dhe është detyruar të falenderojë publikisht SPAK-un që po i merr Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit atë që ai ua ka dhënë atyre me duart e tij, që janë gati 50-milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës, nga totali 100-milionë që ka përpirë inceneratori që nuk ekziston së bashku me paratë që i ka dhënë qeveria Rama nga buxheti i saj.
Sigurisht në reagimin e Veliajt nuk mund të mungonte edhe sulmi ndaj mediave, siç duket në nerva e sipër për pamundësin e censurimit të lajmit të sotëm, i gjendur, ndoshta, edhe pa mbështetjen e shefit të tij Rama, Veliajn kanë filluar ta zënë ethet e gushtit.
Ndiqni reagimet e komentuesve për Veliajn:

Ditën e sotme SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Tiranës në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është akuzuar disa herë nga Opozita si i përfshirë në korrupsionin dhe mashtrimin e kryer nëpërmjet inceneratorëve por nuk dihet nëse këto hetime do nxjerrin në dritë të vërtetën që fshihet deri më tani.
Pavarësisht akuzave dhe lajmit të sotëm, Veliaj vazhdon të postojë në rrjetet sociale sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Por komentuesit nuk e kanë kaluar kaq lehtë një lajm të tillë pasi kanë shpërthyer me komente në postimet e tij. Në disa prej tyre ata i përmendin faktin se e pret burgu, do përgjigjet për inceneratorin dhe vjedhjet e kryera, por nuk lënë pa përmendur edhe Ardit Gjoklajn, të riun që u vra në landfillin e Sharrës.
Ata thonë se tani ka ardhur momenti që drejtësia të vihet në vend për 17-vjeçarin që u vra në vendin e punës.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



