Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për ligjin për pronat
Pas rrëzimit të dekretit e presidetit Ilir Meta për aktin normativ të njohur si anti-KÇK, Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar edhe dekretin për ligjin për pronat. Sipas Metës, përmbajtja në formulimin aktual të ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” cënon parimin e sigurisë juridike, bie ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikon të krijojë tension kushtetues dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. “Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij në disa dispozita“, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



