E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi: ‘Ligjet’ komision për Bujar Sheshin. Zbardhen rekomandimet për KLP-në dhe Prokurorinë
Uncategorized

Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi: ‘Ligjet’ komision për Bujar Sheshin. Zbardhen rekomandimet për KLP-në dhe Prokurorinë

Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi ka reaguar pas deklaratave të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, i cili akuzoi politikën dhe disa qarqe të saj se po i ushtrojnë presion mafioz, duke e etiketuar atë si “ish-sigurims”.

Në një rekomandon depozituar komisionit të ligjeve, KLP-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, kërkohet vënia e lëvizje e këtyre institucioneve lidhur me rastin në fjalë.

 

111111

Rekomandimi për komisionin e ligjeve është mbledhja e një seance të posaçme ku të thirren anëtarët për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për të kërkuar:

  • Shpjegime dhe analizë të plotë, shkaqet dhe arsyet e vonesës në shqyrtimin edhe verifikimin e rastit.
  • Raport të plotë për afatet e shqyrtimin dhe kthim të përgjigjeve, për të gjitha kërkesat e marra nga Autoriteti për verifikimin e kandidaturave në zbatim të dispozitave të ligjit.
  • Raportim të detajuar, për raste të tjera kur Autoriteti megjithë kapërcimin e të gjitha afateve, nuk i ka kthyer ende përgjigje institucionit kërkues, në veçanti kur kërkesa është në funksion të ngritjes së organeve të reja të qeverisjes së drejtësisë, si në rastin e zotit Sheshi.

 

222

Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mbledhjen i rekomandohet mbledhja e menjëhershme për shqyrtimin e rastit, vlerësimin dhe vendimmarrjen, në kushtet e dispozitave të Kushtetues dhe Ligjit Nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë.”

Ndërsa Prokurorisë së Përgjithshme i rekomandohet të referojë masat e marra menjëherë pas marrjes dijeni të vendimit të Autoritetit për Informim.

3333444

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.