Komisioni i Prokurimit Publik rrëzon Bashkinë e Tiranës dhe kursen 500 mijë euro taksa

Por çfarë ndodhi më pas?

Bashkia e Tiranës skualifikoi 7 ofertat më të ulëta dhe shpalli fituese ofertën e tetë më të lartë, atë të bashkimit të kompanive Liqeni VII shpk dhe Liqeni VII sh.a, që ishte 207 milionë lekë ose gati 40 për qind më e shtrenjtë se oferta më e ulët. Me pak fjalë, Bashkia shpalli fituese një ofertë gati 550 mijë euro më të lartë së oferta më e ulët.

Tenderi u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik. Dy ditë më parë, KPP vendosi se skualifikimi i ofertës më të ulët nga Bashkia ishte i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin. KPP urdhëroi Bashkinë e Tiranës që të ndryshojë vlerësimin dhe të shpallë fituese kompaninë Curri shpk, të Faik Currit.

Ky i rikualifikimit urban të bllokut që kufizohet bulevardi Bajram Curri-bulevardi Petro N. Luarasi- Rruga Taulantia dhe Rruga Ali Demi është vetëm një nga rastet se si institucionet publike vendosin në kundërshtim me interesin publik duke shpallur fituese ofertat më të shtrenjta.

Plot 550 mijë euro, kosto abuzive vetëm në një tender. Por raste të tilla ka pafund në të gjithë tenderat që prokuron administrata publike në Shqipëri. Dhe kostoja për qytetarët është e jashtëzakonshme.

Sikur të lihen të garojnë të lirë shumë Faikë, pa marifete përjashtimi sot do të kishim dy herë më shumë rrugë të ndërtuara, po kaq spitale, shkolla si dhe pensione shumë më të larta.

Por kriteret abuzive dhe skualifikimet e paligjshme të ofertave të ulëta për shkak të korrupsionit mbajnë lart kostot që paguajnë qytetarët për punët publike dhe gërryejnë buxhetin duke mos lënë para për rritje rrogash apo investime publike.

Publikuar nga Publik Media