Koncerti i një nate vere, “Më je bërë si Alkool”
Naim Noka
KM-ja ka ditë që u bën reklamë reperave dhe këngëtarëve që do të këndojnë në qendër të Tiranës mbrëmjen e 28 korrikut! Kaq në terezi i kemi punët sa KM-ja ynë bzan në llogaritë e tij në rrjete sociale se do këndojē FIFI për diellin, Ylli Limani “Më je bë si Alkool”, Flori Mumajesi ” Çun Tirone” , Xhensila Myrtezaj ” Edhe një natë..”. Duhet show i madh se po ndodh hataja ka filluar të lëviz truri i shplarë i banorëve. Duhet të gjithë të zbresin në shesh që KM-ja të kalojë në organzmen e radhës. Nuk duhet te mungojnë askush: rrogetarë, patronazhistë, pensionistë, spiunë, servil e teushplarë partie ,policë civile, dallkaukët e tenderave, parelinj injorantë, armata e anonimëve e dreqi me të birin.
Të gjithe në shesh, edhe ushtarakët! Asgjë nuk ka rëndësi përveç dalldisjes se Erion Veliajt që nuk kursen asnjë qindarkë nga taksat dhe lejet e betonit për të mirëpaguar këtë ‘Show-n e një nate vere’. Mjaft që KM-ja të ngazëllehet dhe tu tregojë 636 mijë pensionistëve se pse Saliu non grata i anglo-amerikanëve mbushi sheshin me 7 korrik, Mbreti është këtu, në shesh edhe një natë… Unë jam bërë alkooli që ju deh me barkun bosh…
Do të karikojë armatën e patronazhistëve dhe administratën e robotizuar këto 10 vite qeverisje. Të pamundurve dhe atyre që mbijetojnë me djersë u tund plot lakmi e pompozitet tingujt e reperave dhe spektaklin e një nate vere.
Të nesermen me 29 korrik, asgjë nuk do të ndodhë. KM-ja do shkojë të pushojë pak diku. Patronazhistët marrin benefitin e radhës, rrogat administrata dhe oligarkët e shpura e KÇK-istëve të Shqipërisë do të marrin plaçkën e radhës. Hashashistët do mbjellin e shesin brenda dhe jashtë tregut. Kokaina përsësri do zbarkojë me banane në Durrës. Të fortët do shkrepin bataren e radhës me kallash. Berisha i nongratës anglo-amerikane do vijojë të drejtojë PD-në. “Partia e Lirisë” nuk do të shkojë larg me pushime.! SPAK-u po mbyll hesapet me Xhelal Mziun dhe Blendi Gonxhen. Tigri do bëjë pushime në Drimadhes. Pusho shqip, ha shqip dhe vidh shqip. Pas koncertit të FIFIT, FLORIT, YLLIT dhe XHENSILËS në gusht kemi NOYZIN. Spektakli dhe shpalrja nuk mbaron kurrë. Sot qenka data 27 korrik 2022, me erdhi postieri dhe me solli shtyrjen e radhës të një gjyqi 5-vjeçar në Apelin e Tiranës, ishte shkarkuar njëra nga 5 gjyqtarët. Seanca e radhës më 29 shtator.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



