Koncesionarët që vetëm marrin
Mediat shkruajne se Ish deputeteti demokrat Agron Shehaj ka dhuruar dy respiratorë për spitalin Shefqet Ndroqi. Deri tani ky rezulton donancioni i parë domethenës për krizën.
Asnje falenderim nga kryeministri. Asnje falenderim nga ministrja e shendetesise. Sepse zoti Shehaj eshte kundershtar politik, apo sepse nuk merr para nga buxheti.
Peshkaqenet e koncesioneve te shendetesise jo vetem qe nuk dhurojne asnje lek, jo vetem qe bejne rezistence ndaj cdo perpjekje per te ulur cmimet skandaloze qe i faturojne buxhetit, por po kerkojne menyra per te marre me shume para edhe gjate kesaj situate. Keta qeveria i falenderon cdo dite.
Bizneset qe marrin tenderat publike, jo vetem qe nuk kane dhuruar asgje, por tani po kerkojne para nga buxheti me sebepin e krizes.
100 milione euro dhuroi Intesa per qeverine italiane. Asnje donacion nga bankat ne Shqiperi. Asnje donacion nga kompanite e sigurimeve. Asnje donacion nga koncesionaret e qeverise.
Ketyre u punon pompa te gjitheve vetem me nje drejtim. Vetem ne thithje, se ne dhenie u bllokohet direkt. Mesohuni te jepni ndonje gje mbrapsht nga miliardat qe keni marre, here me gare dhe shume here pa gare. Here me merite dhe shume here pa merite.
Ju qe jeni perfituesit me te medhenj te parave publike, te pakten nje here te vetme ktheni dicka mbrapsht. Babezia heret a vone, te con gjithmone drejt fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



