E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koncesioni Milot–Balldren 360 MLN € gati për Bashkim Ulajn?
Lajme

Koncesioni Milot–Balldren 360 MLN € gati për Bashkim Ulajn?

Koncesioni Milot–Balldren: Gara rihapet, pazaret mbyllen? GENET 2 në pritje të fitores?

Pas anulimit të parë, Ministria e Infrastrukturës ka rihapur garën për ndërtimin dhe operimin e rrugës Milot–Balldren, një nga projektet më të kontestuara të dekadës së fundit. Arsyeja zyrtare: “rishikim i kushteve të kontratës”. Arsyeja reale, sipas burimeve nga brenda procesit, lidhet me prishjen e pazareve mes palëve që e kishin projektin në xhep.

Koncesioni prej mbi 250 milionë eurosh ka qenë në qendër të akuzave për shkelje të ligjit të prokurimeve, favorizim kompanish të caktuara dhe çmime të fryra deri në absurd. Versioni i parë u lidh me kompaninë GENET 2 të biznesmenit bashkëpunëtor me qeverinë në projekte të tjera, por pas skandaleve dhe presionit publik, procedura u anulua.

Tani, gara hapet nga e para. Pyetja që lind: a do të kemi një proces real konkurrues apo thjesht një restart të planit të vjetër për të kaluar të njëjtën kompani nga dera tjetër?

Në listën e të interesuarve, sipas sinjaleve të para, GENET 2 mbetet favorit i padiskutueshëm — jo për meritë teknike apo financiare, por për lidhjet e forta me zyrtarë të lartë të qeverisë. Për momentin, nuk ka sinjale për konkurrentë seriozë që mund ta sfidojnë, çka e bën “garën” një formalitet.

Një burim pranë Komisionit të Prokurimit Publik thotë për Publik.al:

“Ky është një projekt që nuk ndahet në garë të hapur. Kush ka pasur fjalën e fundit para anulimit, do ta ketë edhe tani. Thjesht po bëhet ‘show’ për opinionin publik.”

Nëse ky skenar konfirmohet, Milot–Balldren do të mbetet simboli i mënyrës se si në Shqipëri gara përdoret për të legjitimuar marrëveshje që në fakt janë vendosur në tavolinë shumë kohë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.